James vendos rekordin historik në NBA

Basketboll

James vendos rekordin historik në NBA

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:02
James vendos rekordin historik në NBA

Pavarësisht se sezoni 2020-2021 është kushtëzuar nga dëmtime që e mbajtën larg fushave për shumë ndeshje, LeBron James nuk ka zhgënjyer në fushë sa herë që ka luajtur.

Madje ai ka vendosur një rekord të veçantë, që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur më parë.

Për të 17-tin sezon me tadhë, ai ka një mesatare prej 25 pikësh për ndeshje.

Një rezultat që nuk e ka arritur askush tjetër më parë. Më pranë tij në këtë rekord janë Michael Jordan, Kobe Bryant, Kevin Durant e Karl Malone, por që kanë nga 12 sezone radhazi me një mesatare mbi 25 pikësh për ndeshje.

Mosha duket se nuk e ndal aspak LeBron, që vijon të jetë një përbindësh në fushë, ndërkohë që shpesh ai është edhe një pasues i mirë. Një lojtar që vijon të magjepsë në fushë dhe që tani drejton Lakers në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat