Futet në fushë, ja si lidhet nga policia

Basketboll

Futet në fushë, ja si lidhet nga policia

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:03
Futet në fushë, ja si lidhet nga policia

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur sot gjatë ndeshjes Washington-Philadelphia, në çerekfinalen e katërt të play off-it të Konferencës së Lindjes, në NBA.

Një tifoz i Washington ka hyrë i pashqetësuar në fushë, por sapo ka vënë këmbë në parket është mbërthyer nga forcat e sigurisë, që e kanë nxjerrë nga fusha.

Ngjarja ndodhi në periodën e tretë të ndeshjes, kur duheshin edhe 3 minuta lojë.

Nga pamjet filmike duket se personi tenton të kapë duke kërcyer tabelën dhe në këtë moment ndërhyjnë forcat e sigurisë, që më pas ia dorëzojnë policisë, që e ka arrestuar.

“Këto janë momente të shëmtuara, pasi kjo është puna jonë dhe ne luajmë në parket”, tha Russell Westbrook. Personi që hyri në fushë nuk ngacmoi asnjë nga basketbollistët që ishte në parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat