Agim Aliu: Talentët e rinj do ta kenë pas gjithmonë mbështetjen tonë

Basketboll

Agim Aliu: Talentët e rinj do ta kenë pas gjithmonë mbështetjen tonë

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:27
Agim Aliu: Talentët e rinj do ta kenë pas gjithmonë mbështetjen tonë

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar talentet e basketbollit për suksesin e arritur në garat shkollore në nivel të Kosovës.

“Nxënëset e ShFMU "Jeronim de Rada", Kampione të Kosovës në basketboll.

Triumfet e të rinjve padyshim se na gëzojnë edhe ne. 

Sot, prita ekipin triumfues të basketbollit (vajzat), nga shkolla elitë "Jeronim de Rada", bashkë me drejtuesit e shkollës, për t'i përgëzuar për titullin e Kampionit në Basketboll në Ligën e Sportit Shkollor të gjithë Kosovës, ngjarje që u organizua për herë të parë nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës dhe ku ekipi që prita sot, përveç titullit kampion, rrëmbeu edhe titullin e lojtares më të mirë. 

Pa më të voglin dyshim, talentët e rinj do ta kenë pas gjithmonë mbështetjen tonë", ka thënë Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat