Ylli i NBA-së: Pasi u tërhoqa nga sporti pata probleme me depresionin

Basketboll

Ylli i NBA-së: Pasi u tërhoqa nga sporti pata probleme me depresionin

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:07
Ylli i NBA-së: Pasi u tërhoqa nga sporti pata probleme me depresionin

Dy muaj më parë, basketbollisti 35-vjeçar amerikan LaMarcus Aldridge vendosi të largohej nga sporti për shkak të disa probleme kardiake.

Në një intervistë të dhënë së fundi, Aldridge, një nga yjet e NBA-së në 15 vitet e fundit, rrëfeu se nuk e ka patur të lehtë tërheqjen nga parketi, duke kaluar në depresion.

“Ende po mundohem të kuptoj se si do të jetoj duke mos luajtur më çdo ditë basketboll.

Por, po mundohem edhe të mos kaloj sërish në depresion. Po përpiqem të gjej veten time. I jam mirënjohës familjes për ndihmën që më dha gjatë këtyre muajve, shokëve dhe skuadrës së Nets, që më kanë qëndruar pranë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat