Kosova do të debutojë ndaj Qipros në korrik

Basketboll

Kosova do të debutojë ndaj Qipros në korrik

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:11
Kosova do të debutojë ndaj Qipros në korrik

Pas hedhjes së shortit për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, ku do të debutojë Kosova A, është publikuar edhe orari.

Kampionati do të mbahet nga 20 deri më 25 Korriku në Qipro. Kosova është në grup me Qipron, Luksemburgun dhe Gjibraltarin.

Për vashat e Kosovës A kjo është hera e parë që do të luajnë në gara ndërkombëtare.

Vashat dardane sfidën e parë do ta kenë ndaj Qipros më 20 korrik. Më 21 korrik do të luajnë ndaj Gjibraltarit, kurse më 22 korrik ndaj Luksemburgut.

Ndërkohë, në Grupin A janë: Irlanda, Malta, Norvegjia dhe Andorra.

Dy përfaqësueset e para do të kualifikohen në gjysmëfinale, kurse dy të fundit do të luajnë për pozitat 5-8.

Më 24 dhe 25 korrik do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, për vendin e tretë, finalja dhe për pozitat 5-8.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Kosova A në konkurrencën e femrave do të luajë në gara ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat