Në Rahovec përcaktohet kampioni

Basketboll

Në Rahovec përcaktohet kampioni

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 13:49
Në Rahovec përcaktohet kampioni

Final 4 i Superligës U16 në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet gjatë fundjavës në Rahovec.

Në palestrën “Mizahir Isma” të shtunën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse të dielën ndeshja për vendin e tretë dhe ajo finale.

Marigona Hill Prishtina dhe Vushtrria Basket janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale nga vendi 1 dhe 2 në garat e rregullta, derisa në gjysmëfinale u kualifikuan edhe M Junior Prishtina dhe Megasport.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ndërmjet skuadrave prishtinase Marigona Hill Prishtina dhe M Junior Prishtina, kurse gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Vushtrria Basket dhe Megasport.

Në edicionin e rregullt që kishte tetë xhiro, për shkak të Covid 19, Marigona Hill Prishtina u rendit e para me tetë fitore, derisa në vendin e dytë ishte Vushtrria Basket me gjashtë fitore dhe dy humbje.

Orari

E shtunë

12:00, Gjysmëfinalja I: Marigona Hill Prishtina - M Junior Prishtina

14:00, Gjysmëfinalja II: Vushtrria Basket - Megasport

E diel

12:00, Ndeshja për vendin e tretë

14:00, Ndeshja Finale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat