Hawks fiton ndaj Sixers

Basketboll

Hawks fiton ndaj Sixers

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 08:37
Atlanta Hawks

Atlanta Hawks, ka fituar ndeshjen e parë të serisë së “Play Off”-it kundër Philadelphia 76ers 128-124.

Më të mirët në fitoren e Hawks ishin: Trae Young me 38 pikë, dy kërcime, 10 asistime, Bogdan Bogdanovic me 21 pikë, katër kërcime, pesë asistime dhe John Collins me 21 pikë, katër kërcime, dy asistime.

Ndërsa te Sixers më të mirët ishin: Joel Embiid me 39 pikë, nëntë kërcime, katër asistime dhe Seth Curry që shtoi 21 pikë, katër kërcime, tre asistime.

Kështu Hawks fitojnë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës Lindore në NBA.

Rezultati përfundimtarë:

Philadephia 76ers 124 – 128 Atlanta Hawks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat