Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë

Basketboll

Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:52
Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë

Flamurtari në basketboll për femra është shpallur mbrëmjen e sotme kampion i Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Vlonjatet mposhtën në fushën e tyre 68-60 Partizanin në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 me ndeshje dhe mbyllur llogaritë.

Një hakmarrje kjo për basketbollistet vlonjatet për finalen e Kupës së Shqipërisë humbur në prill ndaj rivaleve kryeqytetase. Flamurtari pat fituar finalen e parë 86-53 në Vlorë dhe atë të dytë 76-54 në Tiranë, duke treguar gjithnjë epërsi në fushë, shkruan telesporti.

Ndeshja e sotme është e ekuilibruar shumicën e kohës, më e bukur se dy të parat, me vlonjatet që shkëputen në periodën e dytë, duke krijuar një epërsi të lehtë, të cilën e ruan deri në fund. Partizani përpiqet të afrohet, por pa mundur në asnjë moment ta barazojë ndeshjen.

Flamurtari konfirmohet kështu si skuadra kampione e Shqipërisë, triumfi i parë si trajner për Erion Hoxhën, që mori drejtimin e ekipit këtë sezon. Përgëzime edhe për Partizanin, që rivalizoi fort dhe rrëmbeu një trofe, por në kampionat nuk mundi të fitojë asnjëherë ndaj vlonjateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat