Clippers shkruajnë historinë e NBA-së

Basketboll

Clippers shkruajnë historinë e NBA-së

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:17
Clippers shkruajnë historinë e NBA-së

Skuadra e Clippers ka siguruar finalet e Konferencës së Perëndimit në NBA, pas fitores 131-119 ndaj Utah Jazz në gjysmëfinalen e gjashtë play off luajtur sot, duke fituar 4-2 serinë e takimeve. Një kualifikim historik për Clippers, që për herë të parë në historinë e tyre shkojnë në finalet e Perëndimit, pasi kishin dështuar 8 herë më parë. Përballë tyre në finale do të jetë Phoenix.

Fitore e shumëpritur kjo për Clippers, por edhe spektakolare, pasi përmbysën një disavantazh prej 25 pikësh në mesin e ndeshjes. Heroi i ndeshjes për Clippers ishte Terance Mann, autor i 39 pikëve, duke zëvendësuar më së miri Leonard, i dëmtuar. Mirë u paraqitën edhe George me 28 pikë e Jackson me 27, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Mtchell për Jazz, që shkërdoruar një rast të mirë.

Në Lindje, barazim 3-3 me ndeshjes mes Philadelphia e Atlanta. Sfida e luajtur sot u fitua 104-99 nga Philadelphia, që do të ketë shansin të luajë sfidën e shtatë e të fundit mes tyre në fushën e saj. Ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dalluan Harris e Seth Curry me nga 24 pikë, mbështetur edhe nga Embiid me 22 pikë e 13 rebound. Për Atlanta u dallua Trae Young me 34 pikë, por që s’mjaftuan.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off

Philadelphia – Atlanta, 104-99 (3-3)

Brooklyn – Milwaukee, (3-3)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off

Utah Jazz – Clippers, 119-131 (2-4)

Phoenix – Denver, (4-0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat