Tolefree i bashkohet Kosovës

Basketboll

Tolefree i bashkohet Kosovës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:25
Tolefree i bashkohet Kosovës

Basketbollistja amerikane Alexis Tolefree e natyralizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të bashkohet me Kombëtaren e  Kosovës më 24 qershor.

Tolefree do ti ndihmoj Kosovës në paraqitjen e parë zyrtare në gara të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik 2021.

Tolefree në edicionin e fundit ka luajtur për KBF Prishtina, të cilën skuadër e ndihmoi ta fitonte Kupën e Kosovës, kur edhe i takoi epiteti i finales së MVP të Kupës. Ajo në vazhdim të edicionit përjetoi një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e pengoi të dëshmoj gjithë potencialin e saj.

Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA "Arkansas Razorbacks" dhe luan në pozitën e fundores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat