Atlanta Hawks kualifikohen në finale të Konferencës Lindore, do përballen me Milawaukee Bucks

Basketboll

Atlanta Hawks kualifikohen në finale të Konferencës Lindore, do përballen me Milawaukee Bucks

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 08:48
Pamje nga ndeshja

Hawks kanë mposhtur Philadelphia 76er 103-96 në ndeshjen e shtatë të serisë së “Play 0ff-it” në NBA.

Atlanta Hawks ka arritur ta mposhtë Philadelphia 76 ers me rezultat 103 – 96.

Më të mirët te Hawks ishin Kevin Huerter me 27 pikë, shtatë kërcime, tre asistime dhe Trae Young me 21 pikë, tre kërcime, 10 asistime.

Te 76ers u dalluan Joel Embiid me 31 pikë, 11 kërcime, tre asistime dhe Tobias Harris me 24 pikë, 11 kërcime, katër asistime, që në fund ishin të pamjaftueshme për ta shpëtuar skuadrën e tyre nga eliminimi.

Kështu Hawks kualifikohen në finale të Konferencës Lindore ku i pret Milwaukee Bucks.

Rezultati përfundimtarë:

Philadelphia 76ers 96 – 103 Atlanta Hawks (3-4)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat