Kosova humbi një basketbollist të shkëlqyer

Basketboll

Kosova humbi një basketbollist të shkëlqyer

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:22
Kosova humbi një basketbollist të shkëlqyer

Sot janë bërë tre vjet nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani, i cili kishte humbur jetën në një aksident trafiku.

Gazi ishte një basketbollist luftarak dhe gjithmonë i dashur nga tifozët dhe bashkëlojtarët. Ai ishte shembull si luftohet për fanellën e skuadrës, por edhe të Kombëtares së Kosovës. Sinani ishte shembull për të gjithë.

Ai ishte anëtar i Kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA, ndërsa fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë.

Kosova humbi një basketbollist të shkëlqyer, por edhe një djalë të jashtëzakonshëm. Kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja. Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. Ai ka mbetur në zemrat e të gjithë basketbolldashësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat