Daulina Osmani ju uron fat basketbollisteve të Kosovës para udhëtimit drejt Qipros

Basketboll

Daulina Osmani ju uron fat basketbollisteve të Kosovës para udhëtimit drejt Qipros

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:36
Daulina Osmani ju uron fat basketbollisteve të Kosovës para udhëtimit drejt Qipros

Basketbollistet e Kosovës A sonte (të shtunën) kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjes drejt Qipros. Ato do të nisen të dielën, derisa Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, mbahet nga 20 deri më 25 Korrik.

Basketbollistet e Kosovës i vizitoi zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, e ka prezantuar Osmanin para lojtareve dhe stafit të Kosovës A, si një shembull që duhet të ndiqet nga vajzat e reja. “Daulina Osmani është një ish notare e suksesshme, e cila ka thyer shumë rekorde në Kosovë dhe tani është zëvendësminstre e sportit, punon për sportistët e Kosovës dhe rininë e Kosovës. Është një shembull i mirë për vajzat e reja”, është shprehur Dushku.

Ndërkohë, Osmani ju ka uruar shumë fat vashave të Kosovës. “Ju uroj shumë fat ndaj Qipros, pasi është barrë e dyfishtë. Sporti ka thyer shumë barriera që politika nuk i ka thyer.

Është shumë e rëndësishme të keni durim dhe me tregu rezistencë në këtë komunitet. Kur e kam lënë sportin si notare, dy vjet nuk kam dashur të dëgjoj për sport. Jam shumë e lumtur që nuk e keni lënë sportin, madje edhe pasi jeni bërë nëna. Sporti është si profesion. Është obligim i yni të vazhdojmë me sport. Nuk duhet të ndaleni asnjëherë. Ju kish motivuar maksimalisht që të vazhdoni karrierën profesionale me sport. Në këtë aspekt, Elvira është shembulli më i mirë për ju. Ju uroj shumë suksese dhe kënaquni”, ka thënë Osmani.

Daulina Osmanit i është dhuruar edhe një fanellë e Kosovës.

Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun. Sfida e parë është ndaj Qipros më 20 Korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat