Phoenix mposhtet sërish

Basketboll

Phoenix mposhtet sërish

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:43
Phoenix mposhtet sërish

Pas 50 vitesh Giannis Antetkounmpo me shokë mund të rikthejnë titullin kampion të NBA në Wisconsin.

Milwaukee Bucks bëri përmbysjen e madhe në serinë e finaleve të NBA ndaj Phoenix Suns duke fituar ndeshjen e tretë radhazi këtë herë brenda në Arizona për të marrë kryesimin 3-2 me ndeshje.

Një sukses me shifrat e ngushta 123-119 për Bucks që e nisën si mos më keq ndeshjen por arritën të përmbysnin shifrat në periodat 2 dhe 3 duke menaxhuar më pas avantazhin.

Davon Booker realizoi 40 pikë për Phoenix Suns duke rezultuar pikë shënuesi më i mirë i sfidës, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e skuadrës së trajnerit Monty Williams.

Në krahun tjetër u shfaq në super formë treshja Giannis Antetokounmo, Khris Middelton-Jrue Holiday.

Greku i cili me një zhytje fantastike realizoi edhe koshin që vendosi fatet e takimit pak sekonda para fundit, spikati me 32 pikë nëntë kërcime e gjashtë asistime, ndërkohë Middelton shtoi 29 dhe Holiday 27 të tjera në këtë fitore të madhe të skuadrës së Mike Budenholzer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat