Linda Shala: Vajzat sot morën rrugë për në Qipro 

Basketboll

Linda Shala: Vajzat sot morën rrugë për në Qipro 

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:21
Linda Shala: Vajzat sot morën rrugë për në Qipro 

Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, uron Kombëtaren e Kosovës për suksese në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla. 

“Përfaqësuesja e Kosovës, vajzat sot morën rrugë për në Qipro në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla. 

Faleminderit për vizitat përfaqësueses dhe përkrahjën Presidente Vjosa Osmani, ish Presidente Atifete Jahjaga,  zv .Ministre  Daulina Osmani, ish Ambasadore Vlora Çitaku dhe ish basketbollistes së Universitetit Shemsije Stublla. 

Faleminderit stafit profesional të FBK me në krye Sekretarën Elvira Dushku për mbështetjen e përfaqësueses si dhe sponzorëve të FBK që mundësuan që i gjithë organizimi të jetë në nivelin e duhur. 

Suksese vajza, ju priftë e mbara”, shkruan Linda Shala në profilin e saj në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat