Lilard zbarkon te Los Angelos Lakers

Basketboll

Lilard zbarkon te Los Angelos Lakers

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:52
Lilard zbarkon te Los Angelos Lakers

Lilard zbarkon te Los Angelos Lakers!

Skuadra e Los Angelos Lakers është në bisedime përfundimtare me Portlandin, për angazhimin e Demien Lillardit. Lejkersat për Lillardin kanë ofruar Kajll Kuzmën, Denis Shruderin dhe tri zgjidhje të para në Draftin e NBA-s, në katër vitet e ardhshme, ndërsa janë gati të shtojnë edhe ndonjë basketbollist tjetër në këtë ofertë.

Demien Lilard është një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, ndërsa Portlandi nuk është në garë për titullin kampion, që është dëshira e madhe e basketbollistit të talentuar, andaj Lillard ka kërkuar që të jetë pjesë e ndrrimit të basketbollistëve.

Në rast se Lilard zbarkon në Los Anxhelos, atëherë kjo skuadër do të jetë një ndër favoritët kryesor për titullin kampion në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat