Arian Qallaku i bashkohet Pejës

Basketboll

Arian Qallaku i bashkohet Pejës

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 17:53
Arian Qallaku

KB Peja ka bërë përforcimin e parë para nisjes së edicionit të ri në Superligë.

Gjiganti së fundmi ka arritur marrëveshje me basketbollistin vendor, Arian Qallaku.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit pejan që ka zyrtarizuar ardhjen e Qallakut në ‘Karagaçi’.

Ditë më parë Peja zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, ku skuadrën për sezonin 2021/22 do ta udhëheq Semsettin Bas.

Gjatë ditëve të ardhshme, Peja ka njoftuar se do të prezantojë të tjerë basketbollistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat