Kapiteni i Kosovës: Është radha juaj

Basketboll

Kapiteni i Kosovës: Është radha juaj

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:19
Kapiteni i Kosovës: Është radha juaj

Kosova A (F) sot debuton zyrtarisht në garat ndërkombëtare. Sfida e parë është ndaj Qipros në Nikozia nga ora 18:00.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ju ka uruar shumë fat vashave dardane. “Tani është radha juaj.

Jam i sigurt se ju e dini rëndësinë për të veshur fanellën e Kosovës. Këto ndjenja dhe emocione nuk harrohen asnjëherë. Do të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjitha ju.

Gjithashtu jam i bindur se nuk do të mungoj angazhimi 100 % për Kosovën. Kjo është ndeshja e parë dhe shpresoj se sukseset nuk do të mungojnë në të ardhmen. Ju pret një e ardhme e ndritur. Ju shumë sukses dhe fat sonte”, ishte mesazhi i Berishës drejt vashave të Kosovës me anë të uebfaqes zyrtare të FBK-së.

Kosova A do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që mbahet nga 20 deri më 25 Korrik. Pas Qipros, vashat kosovare do të përballen me Luksemburgun të mërkurën,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat