Paviq, trajner i ri i Bashkimit

Basketboll

Paviq, trajner i ri i Bashkimit

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:16
Paviq, trajner i ri i Bashkimit

Klubi i basketbollit Bashkimi është bërë me trajner të ri.

Në fakt, në sezonin e ardhshëm ekipit portokalli do t’i prijë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Paviq.

Kjo pasi Paviqi kishte punuar edhe në të kaluarën në Superligë.

Ai e kishte udhëhequr skuadrën e Pejës, ndërsa së fundmi edhe atë të Vëllaznimit.

Bashkimi i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri, me të cilin synon të ketë sukses në sezonin e ri.

Njoftimi i KB Bashkimit pa ndërhyrje:Paviq - KRYETRAJNER I BASHKIMIT

Në krye të skuadrës sonë për edicionin e ri do të jetë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Pavië.

Pavië është një ndër trajnerët e huaj që e njeh më së miri basketbollin kosovar, pasi që më parë ka udhëhequr skuadrën e Pejës dhe së fundi ate të Vëllaznimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat