Kosova përballet me Luksemburgun

Basketboll

Kosova përballet me Luksemburgun

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 17:54
Kosova përballet me Luksemburgun

Basketbollistët e Kosovës U20 (M) në fundjavë do të luajnë për vendet 5-8 në kuadër të FIBA European Challengers, që po mbahet në Hungari.

Kosova U20 përfundoi e fundit në grupin e saj me tri humbje, ndaj Bjellorusisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, ndërsa të shtunën (nesër) nga ora 15:00, do të përballet me Luksemburgun për vendet 5-8.

Varësisht nga rezultati i së shtunës, Dardanët e rinj më pas do të luajnë për vendin e pestë ose të shtatin, takim që zhvillohet të dielën, ditën që përfundon ky kampionat.

Ndërkohë, Luksemburgu përfundoi grupin me dy fitore dhe një humbje. Luksemburgu mundi Zvicrën dhe Rumaninë, kurse pësoi nga Maqedonia e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat