Në Serbi të tronditur, Partizani nga Beogradi përforcohet me lojtarin me pasaportë shqiptare

Basketboll

Në Serbi të tronditur, Partizani nga Beogradi përforcohet me lojtarin me pasaportë shqiptare

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:29
Në Serbi të tronditur, Partizani nga Beogradi përforcohet me lojtarin me pasaportë shqiptare

Disa media në Serbi, siç është edhe ‘Kurir’, e quan tronditës përforcimin e ri të Partizanit të Beogradit.

Është fjala për basketbollistin amerikan Dallas Moore, me nënshtetësi shqiptare.

“Transferim shokues në Humsko, sollën një përforcim tjetër - një anëtar të kombëtares shqiptare!”, shkarravit ‘Kurir’.

“Playmakeri amerikan ka nënshkruar kontratë me bardhezinjtë për të cilët do të luajë në sezonin 2021/22.

Dallas Moore është përforcimi i pestë i Partizanit këtë verë!

Në maj të vitit 2018, Dallas Moore mori pasaportë shqiptare dhe ai debutoi për kombëtaren shqiptare me 1 korrik të të njëjtit vit”, shkruan më tej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat