Vashat e Kosovës luftuan deri në fund, por nuk mjaftoi

Basketboll

Vashat e Kosovës luftuan deri në fund, por nuk mjaftoi

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:28
Vashat e Kosovës luftuan deri në fund, por nuk mjaftoi

Kosova A (F) ka pësuar humbje nga Irlanda 86:72 (18:26, 17:15, 19:14, 32:17), në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla. Kjo është hera e parë që Kosova A luan në gara ndërkombëtare.

Kosova e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi konstante në periudhën e parë, me epërsi 9:17 e më pas 14:24, derisa këtë pjesë e fiton 18:26. Kosova vazhdoi me lojë të mirë, duke ngritur epërsinë sërish në dhjetë pikë, 19:29 dhe më pas krijuan epërsinë më të lartë në ndeshje 26:37, por Irlanda me shtatë pikë radhazi ngushton shifrat në 34:37, kurse pjesa e parë përfundon 35:41.

Lojë shumë interesante dhe me kthesa u zhvillua në çerekun e tretë, ku vashat e Kosovës sërish shkëputen në 38:45, e më pas edhe në 46:53, por në fund të kësaj pjese Irlanda me dy treshe radhazi ngushton shifrat në 54:55, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Lojë e barabartë u zhvillua deri në tre minutat e fundit, pranë rezultatit 71:74, ku vajzat nga Irlanda hyn në një seri prej 15:0, falë edhe efikasitetit të lartë për tre pikë dhe në fund fiton 86:72. Pavarësisht humbjes vashat e Kosovës dhanë maksimumin dhe luftuan deri në fund.

Te Kosova u dalluan Saranda Daci me 18 pikë e 10 kërcime, Alexis Tolefree me 16 pikë e gjashtë kërcime, Era Shatri me 11 pikë, katër kërcime e tre asistime dhe Arbnore Përquku me nëntë pikë e nëntë asistime.

Kosova të dielën luan për vendin e tretë me humbësin e ndeshjes Luksemburgu-Malta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat