Shqipëria pëson humbje të thellë nga Italia

Basketboll

Shqipëria pëson humbje të thellë nga Italia

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:14
Shqipëria pëson humbje të thellë nga Italia

Në Brno të Republikës Çeke ka përfunduar Kampionati Europian i Basketbollit për moshën U-20, turne ku mori pjesë edhe Shqipëria.

Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Eni Llazani, u rendit e fundit në Grupin A, teksa i humbi të pesta takimet.

Ndeshjen e fundit kuqezinjtë e kishin ndaj Italisë, ku u mundën 72:43. Më herët,

Shqipëria ishte mundur nga Spanja, Kroacia, Republike Çeke e Portugalia. Për pasojë, vendi ynë u klasifikua i fundit në Grup, duke mos fituar asnjë ndeshje.

Një paraqitje në dritë-hije për kuqezinjtë, që ndaj rivalëve më të fortë e patën shumë të vështirë të rivalizojnë. Kjo u konfirmua edhe në takimin e fundit ndaj Italisë, ku rivalët tanë ishin ndjeshëm më superior në parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat