Mbretëresha e trapezit

Basketboll

Mbretëresha e trapezit

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:14
Mbretëresha e trapezit

Saranda Daci zhvilloi një Evropian shumë të mirë. Basketbollistja e Kosovës kishte 43 kërcime për katër ndeshje apo me një mesatare prej 10.8, duke qenë kërcyesja më e mirë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që u zhvillua në Qipro.

Saranda nuk kontribuoi vetëm me kërcime, por edhe më pikë.

Ajo në Evropian shënoi 56 pikë për Kosovën apo 14 për ndeshje, duke qenë në vendin e tretë, kurse në vendin e parë ishte organizatorja Alexis Tolefree me 19.3.

Basketbollistja shtatgjatë e Kosovës ishte në vendin e parë në Evropian edhe sa i përket bllokadave me 1.5 për ndeshje apo gjashtë në total sa kishte në katër ndeshje.

Sa i përket efektshmerisë ishte në vendin e dytë me 18.3 për ndeshje dhe vetëm Petra Orloviq ishte para saj me një mesatare prej 19 për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat