Pas një sezoni zhgënjyes

Basketboll

Pas një sezoni zhgënjyes

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:52
Pas një sezoni zhgënjyes

Skuadra e Lakers, pas një sezoni zhgënjyes, ku u eliminua në çerekfinalet play off nga Utah Jazz, ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ri. Drejtuesit e ekipit kalifornian janë vënë në kërkim të një lojtari “big” në NBA, për të ndihmuar LeBron James dhe Anthony Joshua.

Sipas mediave amerikane, Lakers janë vënë në ndjekje të Chris Paul, që këtë sezon luajti me Phoenix. Një organizator i fortë dhe me shumë përvojë në NBA, që do të ndihmojë Lakers.

Emri i dytë në listë është Russell Westbrook, që luan me Washington. Nëse për të parin marrëveshja është më e lehtë, për të siguruar shërbimet e Westbrook ekipoi i Lakers mund të heqë dorë nga Dennis Schroder, Kyle Kuzma apo Taleon Horton-Tucker.

Chris Paul duhet të vendosë brenda datës 1 gusht për të ardhmen e tij, nëse do të shfrytëzojë opsionin e “player option” me vlerë 44 milionë dollarë për seoznin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat