E ardhmja e Kosovës

Basketboll

E ardhmja e Kosovës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:21
E ardhmja e Kosovës

Basketbollistet e Kosovës debutuan në garat ndërkombëtare, duke u stolisur me medaljen e bronztë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Kjo ishte gjenerata e artë që hyri në histori, një mundësi të tillë që nuk e kishin shumë lojtare në të kaluarën. Ekipi i Kosovës përbehej nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara.

Basketbollistja më e re ishte Astera Tuhina. 16 vjeçarja e cila ka luajtur edhe në grupmoshat e Kosovës jetësoi ëndrrën duke luajtur për Kosovën A.

Astera është pjesë e skuadrës spanjolle Deportivo Promete, me të cilën ka debutuar në elitën e basketbollit spanjoll.

Astera u paraqit në katër ndeshjet e Kosovës në Evropian, me një mesatare prej gjashtë minutash për ndeshje. 

Kosova synon më shumë suksese në të ardhmen, derisa basketbollistet e talentuara janë pikënisja e një rrugëtimi të gjatë e shpresojmë të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat