Më 20 gusht shorti për Kosovën A

Basketboll

Më 20 gusht shorti për Kosovën A

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:38
Më 20 gusht shorti për Kosovën A

Më 20 Gusht në Gjermani do të hidhet shorti për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025, ku do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës A në konkurrencën e meshkujve.

Në short do të jetë i pranishëm Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova.

Shorti do të hidhet nga ora 11:45, më 20 Gusht.

Pas hedhjes së shortit do të bëhen të ditura edhe datat se kur do të luan Kosova A te meshkujt.

Kosova A është në vendin e 70-të të renditjes së FIBA-s dhe në vendin e 37-të në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat