FBK: 12-shja e Kosovës U18

Basketboll

FBK: 12-shja e Kosovës U18

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:37
FBK: 12-shja e Kosovës U18

Basketbollistët e Kosovës U18 te meshkujt të dielën kanë udhëtuar drejt Tiranës, ku do të zhvillohet FIBA European Challengers.

Garat do të zhvillohet nga 3 deri më 8 Gusht në kryeqytetin shqiptar.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Bekim Maxhuni ka publikuar listën me 12 lojtarë: Anes Gashi, Hajriz Hazeri, Dardan Maxharraj, Bledar Thaçi, Eliot Peci, Visar Ejupi, Dion Sheqiri, Rinol Gashi, Enes Huduti, Bardh Istrefi, Albatrit Syla dhe Enver Memqaj. Në ditët e fundit është lënduar Albion Imeri, dhe për këtë shkak u zëvendësua në momentet e fundit.

Kosova më 3 Gusht ndeshet me Shqipërinë, kurse dy më pas me Moldavinë. Në varësi të rezultateve, më pas do të luftojë për pozita të tjera. Dy kombëtaret e para kualifikuar në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat