Superliga e Kosovës fillon me 8 shtator

Basketboll

Superliga e Kosovës fillon me 8 shtator

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 13:33
Superliga e Kosovës fillon me 8 shtator

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 2.8.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

1. I ka miratuar propozim-ndryshimet në Rregulloren për Licencim dhe Garim të klubeve për edicionin 2021/22 dhe e ka miratuar procedurën për Thirrjen për Aplikim për Plotësim të Kritereve për Licencim të Klubeve të Superligës së Meshkujve për edicionin 2021/22.

2. I ka miratuar propozim-ndryshimet në Rregulloren për Kalim dhe Regjistrim për edicionin 2021/22.

3. Ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve të zhvillohet prej 1 deri më 5 Shtator 2021.

4. Ka vendosur që edicioni i ri i garave në Prince Caffe Superligë të fillojë më 8/9 Shtator.

5. Ka vendosur që afati kalimtar për Superligën e Femrave për lojtare vendore të jetë i hapur deri më 27 Gusht në ora 16:00.

6. E ka shqyrtuar pozitivisht kërkesën e KB Vëllaznimi për hapje të Wild Card për pozitën e nëntë (9) në Superligë dhe në ditët në vazhdim do të bëjë të ditur procedurën dhe kriteret për aplikim për Wild Card.

7. I ka shqyrtuar kërkesat e KB Sigal Prishtina dhe KB Peja për garim në edicionin 2021/22 në Ligën Ballkanike dhe ka vendosur që klubet në fjalë së pari duhet të plotësojnë kriteret për licencim në FBK konform Thirrjes, e cila do të hapet më 6 Gusht, duke përfshirë këtu kryerjen e obligimeve ndaj FBK-së dhe FIBA-s.

8. E ka vazhduar mandatin edhe për një vit të Komesarit të Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, konform Statutit të FBK-së.

9. E ka miratuar Raportin e Punës të Kampit Nacional të FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat