​Lojërat Olimpike, SHBA mposht Francën në finalen e madhe të basketbollit

Basketboll

​Lojërat Olimpike, SHBA mposht Francën në finalen e madhe të basketbollit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një tjetër medalje e artë është rrëmbyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020”.

ShBA-të e kanë mposhtur Kombëtaren e Francës në basketboll me pesë pikë diferencë dhe ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Rezultati final ishte 87-82, ndërsa lojtari më i mire ishte Kevin Durant i cili kontribuoi me 29 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, përcjellë KosovaPress.

Kjo ishte medalja e 16-të për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat