Mehmeti, lojtari më i mirë i Maqedonisë në FIBA U18

Basketboll

Mehmeti, lojtari më i mirë i Maqedonisë në FIBA U18

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:46
Mehmeti, lojtari më i mirë i Maqedonisë në FIBA U18

Basketbollisti shqiptar, Rezart Mehmeti ka qenë protagonisti kryesor i përfaqësues U18 të Maqedonisë së Veriut në basketboll në turneun e organizuar nga FIBA i cili u zhvillua në Shkup ditëve të fundit.

Mehmeti ishte pikëshënuesi më i mirë për përfaqësuesen e vendit në këtë turne prestigjioz për të rinj, duke shënuar 15.2 pikë për ndeshje, me çka pas vetes la Andrej Mitrevskin dhe Amar Hotin.

Basketbollisti shkupjan përkrahë statistikave, ai bindshëm ishte më i dalluari mbi parket te Maqedonia, duke qenë bartës i lojës dhe njeriu kyq i ekipit përfaqësues të Shpresave.

Me paraqitjet e mira te Maqedonia, Mehmeti ka tërhequr vëmendje edhe në Itali, aty ku luan për Aurora Jesin në nivel klubesh.

Kujtojmë se Maqedonia U18 në turneun e FIBA-s për grupmoshat e reja, regjistroi vetëm një fitore ndaj Gjeorgjisë, ndërsa në katër ndeshjet tjera me Kroacinë, Serbinë, Gjermaninë dhe Spanjën edhe pse pësoi humbje, tregoi loja të mira që jep shpresë për të ardhmen e basketbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat