Sonte fillon spektakli për Superkupë

Basketboll

Sonte fillon spektakli për Superkupë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:11
Sonte fillon spektakli për Superkupë

Tetë skuadrat e elitës do të përballen për trofeun e çmuar të Superkupës.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizojë garat e Superkupës në Prishtinë, aty ku priten ndeshje shumë interesante, nga 1 deri më 5 Shtator.

Sonte përballen Prizreni 16 dhe Drita nga ora 16:00, që është sfida hapëse e Superkupës. Prizrenasit edicionin e kaluar ishin në vendin e parë në garat e rregullta, kurse gjilanasit janë rikthyer në elitën e basketbollit të Kosovës.

Përballje shumë interesante pritet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Të dy skuadrat kanë bërë disa përforcime, kurse pejanët kanë ‘blinduar’ Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, me shpresën se do të kenë një edicion sa më të suksesshëm. Si Peja, ashtu edhe Prishtina, do të garojnë në Ligën Ballkanike, ndërsa verdhezinjtë edhe në Ligën Unike.

Takimet do të zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19.

Ndeshjet transmetohen në Artmotion dhe Kujtesa.

Orari

1 Shtator/Grupi A-D

Prizreni-16 - Drita       16:00

Peja - Sigal Prishtina 19:00

2 Shtator/Grupi B-C

Rahoveci - Trepça              16:00

Golden Eagle Ylli - Bashkimi 19:00

3 Shtator

Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D) 16:00

Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00

4 Shtator/Pushim

5 Shtator/Finalja 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat