Super gjysmëfinale në Superkupë

Basketboll

Super gjysmëfinale në Superkupë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 12:57
Super gjysmëfinale në Superkupë

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Prizreni 16 pa shumë probleme kishte mundur Dritën 106:69 dhe në gjysmëfinale e gjen Pejën, që kishte eliminuar Sigal Prishtinën 83:76.

Prizrenasit dhe pejanët ishin ballafaquar edhe në gjysmëfinale të “Play-offit” në edicionin e kaluar, andaj pritet një sfidë shumë interesante, me të dy skuadrat që synojnë të kualifikohen në finale e të fitojnë trofeun e parë në edicionin e ri.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mitrovicasit kanë mundur Rahovecin 75:71, kurse therandasit pa shumë probleme mundën Bashkimin 103:73. Takimi pritet të jetë shumë interesant, pasi dy skuadrat kanë bërë përforcime dhe duan finalen e madhe.

Orari

3 Shtator

16:00 Prizreni 16-Peja

19:00 Trepça-Golden Eagle Ylli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat