Sportistët e vaksinuar jo karantinë

Basketboll

Sportistët e vaksinuar jo karantinë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 19:47
Sportistët e vaksinuar jo karantinë

NBA ka vendosur që të gjithë basketbollistët e vaksinuar si dhe trajnerët e stafet përkatëse të vaksinuara, të mos kryejnë teste anti-Covid gjatë sezonit 2021-2022 që nis pas një muaji.

Ky është një vendim i marrë nga NBA për të promovuar kryerjen e vaksinimit te të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer atë.

Jo vetëm kaq, por ata që janë vaksinuar nuk do të hyjnë në karantinë në rast se bien në kontakt me ndonjë person të infektuar apo që del pozitiv me koronavirus.

E vetmje masë e detyrueshme për të gjithë do të jetë mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit social gjatë kohës që janë të grumbulluar.

Nëse të gjithë lojtarët e stafi i një ekipi do të jenë të vaksinuar, atëherë NBA, për atë ekip do të heqë çdo masë në jetën e përditshme, si frekuentimi i lokaleve e restoranteve në çdo moment dhe pa kufizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat