NBA në kaos

Basketboll

NBA në kaos

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:59
NBA në kaos

Disa qytete në Amerikë, si Nju Jorku dhe San Françisko, e kanë bërë të detyrueshme vaksinën anti-Covid për të gjithë ata që duan të stërviten dhe të merren me sport profesionist. Për këtë arsye, ekipet e NBA si New York Knicks, Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors, që luajnë e stërviten në këto qytete, rrezikojnë shumë në prag të sezonit të ri 2021-2022 nëse lojtarët nuk vaksinohen.

Sipas ligjeve që kanë nxjerrë këto qytete, sportistët e pavaksinuar, nuk mund të hyjnë dhe të stërviten në palestra apo stadiume.

Madje ata nuk do të lejohen të hyjnë në stadium për të luajtur ndeshjet e kampionatit. Ata do të lejohen vetëm në rast se kanë një vërtetim mjekësor që i ndalon të kryejnë vaksinën anti-Covid.

Kjo do të thotë që basketbollistët e pavaksinuar të New York Knicks, Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors nuk mund t’i luajnë ndeshjet në fushën e tyre (ata të vaksinuar mund të luajnë e stërviten). Kjo vlen edhe për ata basketbollistë të ekipeve të tjera, të  cilët nuk janë vaksinuar dhe vijnë të luajnë në këto qytete. Ata s’do të lejohen të hyjnë në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat