​Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Basketboll

​Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Trepçës. Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Pas shumë ndeshjeve interesante është koha për finalen e madhe dhe trofeun e çmuar, që e duan dy skuadrat. Për prizrenasit do të ishte historike, sepse do të ishte trofeu i parë në histori të klubit, ndërsa mitrovicasit duan trofeun e parë pas vitit 2012, kur kishin fituar titullin dhe Kupën.

Prizrenasit për të arritur në finale mundën Dritën 106:69 dhe në gjysmëfinale Pejën 96:85, kurse mitrovicasit për të arritur në finale eliminuan Rahovecin 75:71 dhe Golden Eagle Yllin 81:69.

Dy skuadrat janë të motivuara për këtë finale, që pritet të jetë shumë interesante dhe me emocione.

Pas ndeshjes do të jepet edhe çmimi MVP për lojtarin më të mirë të turneut të Superkupës.

Turneu i Superkupës organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Për shkak të masave anti-Covid 19 nga Qeveria e Kosovës, finalja, ashtu si takimet tjera zhvillohet pa shikues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat