Tërhiqet Vushtrria! Këto janë vendimet e Bordit të FBK-së

Basketboll

Tërhiqet Vushtrria! Këto janë vendimet e Bordit të FBK-së

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:32
Tërhiqet Vushtrria! Këto janë vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 07.09.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e Kosovës dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

1. Superliga e Kosovës në edicionin 2021/22 të ketë emërtimin ART MOTION Superliga.

2. E ka miratuar orarin e garave të Art Motion Superligës së Kosovës për stinorin vjeshtor 2021/22.

3. E ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Licencim të FBK-së për licencimin e klubeve me kusht dhe e ka udhëzuar të njëjtin Komision që të kërkoj nga klubet që brenda një muaji ti plotësojnë në tërësi kriteret e përcaktuara nga Bordi për edicionin 2021/22.

4. Të hap konkurs për WILD CARD për një vend në Superligën e Femrave për edicionin 2021/22 pas tërheqjes së KBF Vushtrria.

5. Të hap një mini-afat kalimtar (të jashtëzakonshëm) për lojtarët vendor që kanë mbetur pa angazhman për në Ligën e Parë të Meshkujve. Ky mini-afat do të zgjas prej 8 deri më 10 Shtator 2021.

6. Të kandidojë për organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C që do të mbahet prej 12 deri më 17 Korrik 2022.

7. I ka miratuar Raportet e Punës të trajnerëve pjesëmarrës në programin e FECC-së.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre, njofton në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu, kryetar i FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat