Peja me fitore të lehtë ndaj Bashkimit

Basketboll

Peja me fitore të lehtë ndaj Bashkimit

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:22
Peja me fitore të lehtë ndaj Bashkimit

Peja ka shënuar fitore të lehtë kundër Bashkimit 86:51 (19:5, 20:15, 24:19, 23:12), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, me një seri prej 17:3, dhe e fituan çerekun e parë 19:5. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, sidoqoftë, u kontrollua nga vendasit, që e fituan këtë pjesë 20:15, duke shkuar në pushim me rezultat 39:20.

As pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë me verdhezinjtë që ishin më të mirë, ku e fituan çerekun e tretë 24:19 dhe atë të fundit 23:12, për të triumfuar në fund me rezultat 86:51.

Te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 14 pikë dhe 20 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë kërcime.

XHIROJA I

Drita - Sigal Prishtina 56:124

Trepça - Golden Eagle Ylli 72:69

Prizreni 16 - Rahoveci 106:96

Peja – Bashkimi 86:51

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat