Super sfida në javën e dytë, nga klasikja te finalistët e Superkupës

Basketboll

Super sfida në javën e dytë, nga klasikja te finalistët e Superkupës

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:43
Super sfida në javën e dytë, nga klasikja te finalistët e Superkupës

Java e dytë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Sfida shumë interesante është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, që zhvillohet të shtunën. Derbi i vjetër i basketbollit që pritet të jetë shumë interesant. Këto skuadra u ndeshen edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan pejanët 83:76. Të dy skuadrat e filluan me fitore bindëse kampionatin, ku Prishtina mundi Dritën, kurse Peja triumfoi ndaj Bashkimit.

Finalistët e Superkupës, Trepça dhe Prizreni 16 përballen të dielën në një super sfidë. Mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime nga stinori i kaluar, kurse prizrenasit pasi fituan Superkupën, kanë rritur ambiciet. ‘Xehetarët’ në xhiron e parë mposhtën Golden Eagle Yllin, kurse basketbollistët prizrenas shënuan fitore ndaj Rahovecit.

Golden Eagle Ylli-Bashkimi është një tjetër ndeshje që rikujton takimet e Superkupës, pasi këto dy skuadra u përballen edhe në çerekfinale të Kupës, ku fituan bindshëm therandasit, që shihen favoritë edhe për sfidën e së dielës.

Ndërkohë, dy skuadrat që e nisën me humbje stinorin e ri, Rahoveci dhe Drita do të ndeshen të shtunën. Pas humbjes nga Prizreni 16, përkatësisht Sigal Prishtina, këto dy skuadra shpresojnë në fitoren e parë për këtë edicion.

Takimet do të zhvillohen me 100 shikues, gjithmonë duke respektuar masat anti Covid, si mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës sociale. Po ashtu do të kërkohet të kenë certifikatën e vaksinimit (ose njërën dozë) ose të testin PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

XHIRO II

E shtunë

17:00 Rahoveci – RC Cola Drita

19:00 Sigal Prishtina - Peja

E diel

17:00 Trepça - Prizreni 16

19:00 Golden Eagle Ylli - Bashkimi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat