Nuk lejohet rikthimi i tifozëve në palestra

Basketboll

Nuk lejohet rikthimi i tifozëve në palestra

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:27
Nuk lejohet rikthimi i tifozëve në palestra

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nuk do të lejohet prania e tifozëve në palestra.

Pavarësisht se dje (e premte) u raportua se do të lejohen deri në 100 tifozë nga ndeshjet e javës së dytë, kjo gjë nuk do të ndodhë.

FBK ka njoftuar klubet se palestrat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për tifozë, deri në një vendim tjetër nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Vendimi i fundit nga Qeveria i marrur më 12.09.2021, thotë se në aktivitetet sportive në hapësirat e mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat