​Shpallet lojtari më i mirë i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll

Basketboll

​Shpallet lojtari më i mirë i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Sfidat e xhiros së dytë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll kanë sjellë ballafaqime mjaftë interesante.

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi ishte lojtari më i dalluar i mitrovicasve në përballje me Prizrenin 16, që ishte dramatik deri në fund dhe me shumë kthesa.

Hajrizi shënoi 22 pikë dhe kishte nëntë kërcime, gjashtë asistime dhe dy vjedhje të topit.

Ndërkohë, pesë basketbollistët me efektshmërinë më të lartë (indeksin) në xhiron e dytë ishin Nick Banyard i Rahovecit 38, Ivan Koljeviq i Prizrenit 16, 32, Ëendell Mitchell i Sigal Prishtinës 30, Milik Yarbough i Rahovecit 30 dhe Drilon Hajrizi i Trepçës 30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat