Rushiti: Me trajnerin Grbavçeviç unë kam pasur dhe kam kontakte të vazhdueshme, të shohim 

Basketboll

Rushiti: Me trajnerin Grbavçeviç unë kam pasur dhe kam kontakte të vazhdueshme, të shohim 

Nga: V. B. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:28
Rushiti: Me trajnerin Grbavçeviç unë kam pasur dhe kam kontakte të vazhdueshme, të shohim 

Drejtuesit e KB “Junior 06” po mundohen ta sjellin në Prizren trajnerin e mirënjohur malazez, Miki Grbavçeviç. 

Ky trajner me përgatitje superiore dhe i dëshmuar për aftësitë dhe përvojën e tij jo vetëm në Mal të Zi e Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare, ka gjasë që të rikthehet në Prizren. Kësaj radhe jo në KB “Bashkimi”, klub të cilin e kishte udhëhequr më herët,  por në KB “Junior 06”.

"Po, me trajnerin Grbavçeviç unë kam pasur dhe kam kontakte të vazhdueshme. Është një trajner i jashtëzakonshëm dhe i përgatitur shumë.

Puna e tij profesionale dhe përvoja me ekipet e ndryshme ka bërë që ne të mendojmë për ta pasur pjesë tonën. Ne me ekipin e femrave garojmë në Ligën e parë të Kosovës, ku jemi nënkampionë.

Nënkampionë të Kosovës jemi edhe me kadete.

Me angazhimin e këtij eksperti të basketbollit ne do të përfitonim shumë në aspekte të ndryshme: në stërvitje profesionale, në komponim të ekipit, në teknikën dhe taktikën e lojës së basketbollit, në punën inividuale të lojtareve e kështu me radhë, që do të ndikonin në rezultate shumë më të mëdha”, thotë drejtori i KB “Junr 06”, Ramush Rushiti dhe shton: “Krahas kësaj, këtë trajner me renome ndërkombëtare do ta angazhonim edhe në punë me talentet e skuadrës sonë, ku do të arrinim individë të dalluar që do të kontribuonin për ekipet tona dhe për ekipet e Kosovës”, ka përfunduar trajneri prizrenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat