Gjashtë shtete kërkojnë organizimin e Evropianit 2025

Basketboll

Gjashtë shtete kërkojnë organizimin e Evropianit 2025

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:14
Gjashtë shtete kërkojnë organizimin e Evropianit 2025

Kampionati Evropan në vitin 2025 do ët zhvillohet në disa shtete.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, FIBA konfirmoi nikoqirë të eventit të madh do të jenë 4 shtete, ndërsa deri më tani janë 6 kandidatura. Në këtë garë janë: Qipro, Finlanda, Hungaria, Letonia, Rusia dhe Ukraina.

Ndërkohë Letonia, HUngari, Rusia dhe Ukraina, shpalosën kandadiaturën për garat në grupe dhe pjesën përfundimtare, ndërsa Qipro dhe Finlanda dëshirojnë që të jenë nikoqir vetëm të garave në grupe të Kampionatit Evropian të vitit 2025.

Finlanda ishte një ndër organizatorët të Kampionatit Evropian të vitit 2017, ndërsa Letonia ishte nikoqir të garave në grupe në vitin 2015. Hungaria dhe Ukraina, më parë ishin në mesin e kandidatëve për organizuar Evropianin, por nuk kanë arritur që të bëjnë një gjë të tillë, ndërsa për Qipron kjo është kandidatura e parë.

FIBA do të shqyrtojë kandidaturat dhe infrastrukturën në këto shtete nga periudhë e tetorit e deri në muajin janar të vitit 2022 dhe në verë do të vendos se cilat 4 shtete do ët jenë nikoqir të Evropianit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat