Artan Mehmeti: Klubet tona fatkeqësisht ende nuk janë pjesë në top ligat evropiane, nuk i kemi punët mirë

Basketboll

Artan Mehmeti: Klubet tona fatkeqësisht ende nuk janë pjesë në top ligat evropiane, nuk i kemi punët mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2021 Në ora: 16:12
Artan Mehmeti: Klubet tona fatkeqësisht ende nuk janë pjesë në top ligat evropiane, nuk i kemi punët mirë

Basketbolli as vitin e kaluar as sivjet nuk merr pjesë në Kupat Evropiane.

Golden Eagle Ylli nga Theranda është kampion i Kosovës dhe Sigal Prishtina, fitues i Kupës së Kosovës, nuk marrin pjesë në garat zyrtare evropiane. 

Legjenda e basketbollit tonë, Artan Mehmeti, është i brengosur për këtë dhe ai thotë se nuk i kemi punët mirë.  

Artan, i takoni gjeneratës së sakrificës, u bë shumë mund e rrezikuat edhe jetën për të mbijetuar basketbolli, ishte ëndërr e gjeneratës tuaj që të luani në Kupat Evropiane, por këtë drejtë ua mohoi Serbia. Sot jemi të pranuar me të drejtat e barabarta dhe basketbolli pa asnjë klub në Kupat Evropiane, a është dëm i madh?

“Po, është e vërtetë. Unë kam qenë pjesë e asaj kohe të viteve 1991-1998 (saktësisht 1992-1998) dhe që është pjesa më e mirë e karrierës sime. 

Me bashkëlojtarë nga e gjithë Kosova i kemi tregu okupatorit Serb se nuk mund të na ndalin së luajturi për Republikën e Kosovës.

Duke ditur pasojat dhe duke mos u trembur fare kemi zhvilluar kampionatet në rrethana aq të vështira sa është e vështirë të imagjinohet.

Tani kur mendoj për këtë kohë prekem shumë sepse tani nuk përmendet kjo pjesë që është jo shtatë javë as shtate muaj, por shtatë vite ku gjatë kësaj periudhe kemi njerëz që kanë dhënë jetën vetëm se sporti të zhvillohet, kemi njerëz qe janë burgosur nga e gjithë Kosova, mos te flasim për neve lojtarëve, referëve dhe kryesitë e klubeve qe thuajse nonstop jemi maltretuar nga policia serbe thuajse çdo javë.

Por assesi nuk jemi pishman sepse kemi ditur se gjeneratat tjera do të luajnë në liri.

Tani është situatë tjetër, Kosova është e lirë, basketbolli është i pranuar në instancat me te larta të basketbollit Europian por nuk jemi aty ku kemi menduar qe të jemi.

21 vite pas luftës klubet tona fatkeqësisht ende nuk janë pjesë në top ligat evropiane që është tregues se nuk i kemi punët mirë.

Në përgjithësi jam pak i zhgënjyer se basketbolli nuk është aty ku unë dhe shokët e para luftës kemi menduar që do të jetë”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat