Rugova dhe Hasani përzgjidhen për kursin “S2A Sport Mobility”, ndërsa Sefaja për Programin Ndërkombëtar

Basketboll

Rugova dhe Hasani përzgjidhen për kursin “S2A Sport Mobility”, ndërsa Sefaja për Programin Ndërkombëtar

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:20
Rugova dhe Hasani përzgjidhen për kursin “S2A Sport Mobility”, ndërsa Sefaja për Programin Ndërkombëtar

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti, të organizuar nga organizata ndërkombëtare “S2A Sport Mobility” dhe të financuar nga programi i Bashkimit Evropian: “Shkëmbimi dhe mobiliteti në sport”. Pjesëmarrës në kurs do të jenë 40 vijues nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa shumica prej tyre, nga tetë sosh, janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Vijuesit e përzgjedhur nga KOK-u, në bazë të kritereve të përcaktuara nga organizatori dhe të dërguara me kohë tek federatat sportive janë: Granit Rugova e Artina Hasani (basketboll), Endrit Syla e Blerina Imeri (KOK), Jeton Oruqi (pingpong), Gresa Bakraqi (atletikë) dhe Venita Smakaj e Fjona Xhelili (sporti universitar).

Koordinator për Kosovë është Endrit Syla, ndërsa në njërin prej moduleve nga Kosova do të ligjërojë edhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqiri, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Ai do të ligjëroj rreth temës për planet strategjike të organizatave sportive.

Kursi mbahet në tri module, nga një javë për secilën, dhe organizohet gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor 2021. Modulet ishin paraparë të mbahen në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, por që shkaku i pandemisë Covid 19 do të mbahen online.

Trajneri i basketbollit, Dritëro Sefaja, është përzgjedhur nga Bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për të vijuar “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”. Programi është projekt i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Universitetin Delaware, derisa ka për qëllim zgjerimin e nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat