LeBron është shumë i përqendruar

Basketboll

LeBron është shumë i përqendruar

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:52
LeBron është shumë i përqendruar

Ditën e martë do të nisë faza përgatitore e skuadrës së Lakers.

Këtë sezon, ekipi kalifornian synon të rikthehet në majën e NBA-së pas një sezoni në dritë-hije, ku u eliminuan që në çerekfinalet e Konferencës së Perëndimit. Menaxheri i Lakers, Rob Pelinka, duke folur për sezonin e ri u shpreh: “Kemi mundësinë të bëjmë diçka unike dhe të gjithë e kanë kuptuar këtë gjë”.

Ky grup ka treguar se ka mentalitetin e duhur për të fituar. Ata janë të gatshëm të lënë mënjanë objektivat personal për të krijuar një ansambël fitues, duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Pelinka, që theksoi se ardhja e Russell Westbrook është e rëndësishme. Ky i fundit do të ndihmojë Anthony Davis e LeBron James si dhe veteranin Carmelo Anthony.

Duke folur për “King James”, ai shtoi: “LeBron është shumë i përqendruar. Vjen në stërvitje prej kohësh, që herët në mëngjes. Është dobësuar dhe mendon se tani loja e tij do të jetë më e shpejtë dhe shpërthyese.

Kuptohet se ka besim te skuadra dhe shokët që ka në krah. Këtë gjë e shoh te të gjithë, pasi studiojnë e stërviten së bashku me dëshirën për të fituar gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat