Përballje shumë interesante pritet mes Prizrenit 16 dhe Golden Eagle Yllit

Basketboll

Përballje shumë interesante pritet mes Prizrenit 16 dhe Golden Eagle Yllit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:44
Përballje shumë interesante pritet mes Prizrenit 16 dhe Golden Eagle Yllit

Sot (e shtunë) do të fillojë java e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Si në dy javët e para, edhe ndeshjet e kësaj jave pritet të jenë mjaft interesante.

Takimi hapës është ndërmjet RC Cola Dritës dhe Trepçës. Gjilanasit kanë dy humbje, kurse mitrovicasit dy fitore. “Xehetarët” do të paraqiten pa Drilon Hajrizin, Valdrin Haxhiun dhe Burim Zekiqin, të cilët janë të suspenduar pas incidentit të javës së kaluar ndaj Prizrenit 16. Kjo e bënë sfidën më të balancuar dhe të dy skuadrat do të hyjnë për fitore.

Përballje shumë interesante pritet mes Prizrenit 16 dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet në Therandë, për shkak se palestra në Prizren po shfrytëzohet për vaksinimin e popullsisë, ashtu si edhe ajo në Gjilan.

Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse therandasit dy humbje. Skuadra nga Prizreni së fundi fitoi Superkupën, ndërsa Ylli është kampion i Kosovës dhe Ligës Unike.

E shtunë:

17:15 RC Cola Drita - Trepça

19:00 Prizreni 16 - Golden Eagle Ylli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat