Dy ndeshjet mbyllëse të xhiros së tretë, vëmendja në Pejë

Basketboll

Dy ndeshjet mbyllëse të xhiros së tretë, vëmendja në Pejë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Sot do të vijojnë dy ndeshjet mbyllëse të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Dueli më interesant pritet të jetë ai mes Pejës dhe Rahovecit që zhvillohet nga ora 17:15, gjersa duel mjaft interesant pritet të jetë edhe në sfidën Bashkimi – Prishtina që fillon nga ora 19:00.

Gjatë ditës së djeshme ishin zhvilluar dy takimet e para, të cilat ishin RC Cola Drita ndaj Trepçës dhe Prizreni 16 ndaj Golden Eagle Yllit.

Trepça arriti pa probleme ndaj Dritës që të sigurojë fitoren e tretë me radhë dhe të kryesojë renditjen tabelare, gjersa Prizreni mposhti kampionin aktual, Yllin duke e regjistruar fitoren e dytë karshi një humbjeje.

Suharekasit assesi nuk po dinë të këndellen, duke i humbur tre ndeshje të njëpasnjëshme në po aq xhiro, gjersa priten ndryshime të mëdha në skuadër ditëve në vijim, pasi kryetrajneri Adis Beciragic ka shprehur hapur pakënaqësitë në klub rreth disa lojtarëve.

Peja e ka nisur mirë kampionatin e cila i ka dy fitore pas dy xhirove të para, dhe sot synon të tretën për të kryesuar në tabelë bashkë me Trepçën, ndaj Rahovecit të cilët kanë një fitore dhe një humbje pas dy xhirove.

Bashkimi dhe Prishtina në anën tjetër kanë bilanc të njëjtë, të dyja me nga një fitore dhe një barazim, dhe një triumf potencial i sotëm i cilësdo skuadër, do të bënte që të kalonte tjetrën në renditjen tabelare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat