Peja nuk ndalet, 3 ndeshje, 3 fitore

Basketboll

Peja nuk ndalet, 3 ndeshje, 3 fitore

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:21
Peja nuk ndalet, 3 ndeshje, 3 fitore

Peja ka shënuar fitoren e tretë në Art Motion Superligë, duke mundur Rahovecin me rezultat 101:80 (23:23, 24:13, 27:20, 27:24).

Periudha e parë ishte shumë e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 23:23. Në periodën e dytë nisi shkëputja e Pejës, ku mysafirët disa herë afruan rezultatin, por në fund të kësaj pjese, pejanët arrijnë epërsinë më të lartë, 47:36, sa përfundoi pjesa e parë.

Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 63:42, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 74:56. Në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime dhe Peja triumfoi 101:80.

Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 20 pikë e 11 kërcime dhe Erdem Ilter me 16 pikë, 6 kërcime e 9 asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbough me 25 pikë e 10 kërcime dhe Altin Morina me 15 pikë, 5 kërcime dhe 10 asistime.

Peja ka tri fitore, kurse Rahoveci një fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat