Demi në krye të KB Dardanës 

Basketboll

Demi në krye të KB Dardanës 

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:22
Demi në krye të KB Dardanës 

Qëndrim Demi është trajner i ri i klubit të basketbollit Dardana, e cila do t‘i kushtojë rëndësi gjeneratës së re.

Demi zotohet se do të angazhohet maksimalisht, që së shpejti të kanë edhe ekipin e parë.

“Që nga sot do te jem pjesë e klubit të basketbollit Dardana, që është themeluar për herë të parë në këtë qytet.

Do jem në rolin e trajnerit për t’i shërbyer fëmijëve të qytetit dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në basketboll.
Shpresoj që përvoja ime në aspektin profesional ti shërbej nxënësve të shkollës së basketbollit Dardana që në një të ardhme të afër të jenë përfaqësues edhe të klubit të parë.

Kjo iniciativë për formimin e shkollës së basketbollit ne qytetin e Kamenicës është inicativë e mirë për qytetin por edhe për komunitetin e basketbollit respektivisht për Federatën e Basketbollit të Kosovës ku do jetë nën ombrellën e saj.
Gjithpërfshirja dhe masovizimi i basketbollit nëpër qytete të Kosovës vetëm se i bën dobi shoqërisë në tërësi”,
njofton Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat